Charlotte Caslick “e shtangur” nga viti i sukseseve të mëdha

4 Dhjetor 2016 - 10:45      

Në më pak se pesë vite, Charlotte Caslick është kthyer nga një femër që kurrë nuk kishte luajtur në ndonjë ndeshje zyrtare në ragbi në një prej lojtareve më të mira të ragbit me shtatë lojtarë në planet.

Jo shumë kohë më parë, Charlotte nuk ishte e sigurt nëse e pëlqente apo e urrente lojën, por tash ajo është lojtarja më e mirë në botë në ragbi në disiplinën me shtatë lojtarë për skuadër dhe kampione olimpike, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

“Dy vëllezërit e mi më të vjetër kanë luajtur dhe unë kurrë nuk kam luajtur ragbi derisa isha 16 apo 17 vjeçe”, ka rikujtuar Charlotte. “Unë kam kaluar nëpër disa faza të ndryshme. Nganjëherë më ka pëlqyer ragbi e nganjëherë isha në një fazë kur mendoja se nuk bën për mua. Ishte ana e kontaktit që më krijonte telashe. Por, jam e lumtur që kam qëndruar”.

Pasi ka vallëzuar nëpër shumicën e kundërshtareve, organizatorja australiane ishte shefe në rrugën e Australisë drejt fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016” në gusht.

Caslick 21-vjeçare me bashkëlojtaret e saj ka pasur një start perfekt në kampanjën e re në Dubai të enjten, duke fituar dy ndeshjet e grupit të turneut që fituan vitin e kaluar në rrugën drejt fitimit të Serisë Botërore të Ragbit Shtatëshe të femrave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...