Foto: Reuters

U jepet lamtumira e fundit lojtarëve të Chapecoenses [foto]

3 Dhjetor 2016 - 22:10      

Në një ditë me shi iu është dhënë lamtumira e fundit lojtarëve të ekipit Chapecoense, që vdiqën të hënën në përplasjen e aeroplanit në Kolumbi, shkruan Daily Mail.

Mbi 100 mijë njerëz dolën në rrugë, gjysma e qytetit të Chapecos, dhe në stadium ishin prezent për të nderuar viktimat, transmeton Koha.net.

Ushtarët, me bereta, bartin në shpatullat e tyre arkivolet dhe ecnin në fushën e baltosur që ishte mbushur me kurora lulesh dhe flamuj.

“Kam ardhur t’iu jap lamtumirën e fundit si një fans i ekipit. Ende nuk më besohet se çfarë ka ndodhur”, është shprehur Alexandre Bledin, 34 vjeçar.

“Kam qenë këtu që nga mëngjesi”, është shprehur 19 vjeçari, Chaiane Lorenzetti, i cili thotë se ka punuar në një supermarket lokal që frekuentohet nga lojtarët dhe zyrtarët e klubit. “Nuk do t’i shoh më asnjëherë klientët e mi. Është një ditë shkatërruese që do të zgjasë përgjithmonë”.

Në këtë tragjedi kanë humbur jetën 71 persona.

 

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...