Foto: Koha

Dashuria dhe zhgënjimi i Zhjeqit me Prishtinën

4 Dhjetor 2016 - 09:29      

Arben Zhjeqi e kishte të vështirë ta pranonte se më nuk ishte më pjesë e Prishtinës, klub për të cilin ka dhënë dhe ka marrë gjithçka për shumë vite.

As sot kur kanë kaluar shtatë vite prej se nuk është pjesë e Prishtinës, nuk e paramendon se si e kishin larguar, shkruan sot “Koha Ditore”. Largimin nga Prishtina e kishte përjetuar shumë rëndë.

Gishtin për largimin nga Prishtina në vitin 2009 e drejton nga anëtarët e Kryesisë së klubit që disa prej tyre të mërkurën qëndronin në një restorant në Prishtinë, pak metra nga vendi ku po zhvillonte bisedën me gazetën.

“Nuk ia bëj hallall askujt aty. Ishte dita më e keqe, dëshpëruese dhe më errët për mua”, thotë Zhjeqi.

Zhjeqi 34-vjeçar ende e ka para syve letrën që ishte e vendosur në dhomat e zhveshjes ku shkruhej: “Arben Zhjeqi nuk është më pjesë e klubit Prishtina” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...