Haxhija kujton me mall kohën e kaluar në Kosovë

4 Dhjetor 2016 - 08:20      

Moris Haxhija kishte pasur fatin që basketbollit kosovar t'i bashkohej pak kohë para momentit më kulmor të tij - para se të niste edicioni 2003/04 që vazhdon të vlerësohet më cilësori i zhvilluar ndonjëherë.

Atë edicion skuadrat elitare të vendit kanë luajtur në Ligën Profesioniste të Basketbollit të Kosovës (LPBK), ndërsa Haxhija ishte pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, njërës prej skuadrave autsajdere, shkruan sot “Koha Ditore”. Vëllaznimi la pas vetëm Dritën e Universitetin, ndërsa Haxhija me paraqitje të mira bëri vend në basketbollin kosovar.

Fundori me prejardhje nga Kosova, por që ka lindur në Kroaci, luajti më pas edhe dy vite të tjera në basketbollin kosovar, përkatësisht në edicionet 2004/05 dhe 2005/06. Luajti më pas për dy skuadrat prej më të mëdhave të kohës në vend, Dukagjinin e Pejës dhe Mabetexin.

Haxhija 36-vjeçar tash është trajner i suksesshëm në Gjermani, por kujton me krenari kohën e kaluar si basketbollist në Kosovë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...