3 Dhjetor 2016 - 16:22
Kuvendi zgjedhor i FBoxK-së është mbajtur sot dhe në të Selimi mori besimin që ta drejtoj këtë asosacion sportiv edhe për një mandat trevjeçar, transmeton KosovaPress.
Më pak diskutime, por jo edhe aq të “nxehta” çfarë jemi mësuar të shohim në kuvendet zgjedhor të federatave tona sportive, Kuvendi, në të cilin morën pjesë 39 delegatë, miratoi programin e punës për vitin 2017 dhe atë financiar për vitin 2017.
Pika më e “nxehtë” e këtij kuvendi ishte zgjedhja e të parit të FBoxK-së. Agim Latifi dhe Ramadan Selimi ishin dy kandidatët e vetëm për të marrë drejtimin e FBoxK-së. Latifi e Selimi para delegatëve shpalosen plan-programin e tyre, madje, ky i fundit këtë e bëri përmes një video-projektori.
Me vota të fshehta votuan 39 delegatë, ku Ramadan Selimi është rizgjedhur në krye të boksit tonë, sport ky që tashmë ka nisur të rimarr veten.
Për Selimin votuan 22 delegatë, kurse, 17 vota shkuan në adresë te Latifit, kështu që Selimi merr mandatin e tretë në krye të FBoxK-së.
Selimi gjatë fjalës së tij si kryetar i ri i FBoxK-së, falënderoi delegatët që votuan për të, derisa ai premtoi se do të vazhdojë të punojnë në të mirë e zhvillimit të boksit. Ai është i bindur se vitet e ardhshme boksi do të arrijë suksese edhe më të mëdha.
“Prapë po me detyroni që të vazhdojë rrugën drejt avancimit të këtij sporti fisnik. Besoj se në vitet e ardhshme do të kemi edhe më shumë suksese, kështu që më vjen keq për kundërkandidatin, por prapë së prapë po i kërkojë bashkëpunim dhe dyert i ka të hapura në Federatën e Boksit, aty ku ka dëshirë të kontribuojë”, ka thënë Selimi.
Kuvendi Zgjedhor i FBoxK-së është monitoruar edhe nga kreu i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani dhe zyrtarja e Departamentit te Sportit të Kosovës, Shqipe Zogiani.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...