Si u kthye në “El Clasico” dueli Barcelona – Real Madrid

3 Dhjetor 2016 - 15:41      

Që kur u luajt për herë të parë në vitin 1902, “El Clasico” është shndërruar në një monstër mediatike që, përgjatë 90 minutave, paralizon botën.

Për mirë ose për keq, kjo ndeshje ka ndryshuar. Por pavarësisht rrethanave, gjithnjë ka qenë e shumëpritur.

Barcelona-Real Madridi, fatmirësisht, rikthehet. Një spektakël i parë 232 herë dhe që u paraqit për herë të parë në vitin 1902, në një ndeshje teke.

Një përballje e quajtur derbi, pavarësisht se nuk ishin nga i njëjti qytet, por për t’i dhënë ngjyrat e vërteta rivalitetit që i karakterizonte. Atij rivaliteti që, më tepër, lidhej me ngjyrimet politike të dy zonave.

Një betejë që pati rivalitet të kthyer në historik dhe, pak vite më parë, u cilësua si “ndeshje e shekullit”.

Për të analizuar trajektoren e klasikes së Spanjës, duhet të kuptosh historinë e futbollit dhe evolucionin e tij.

Barça-Real e ditëve të sotme thyhen çdo statistikë, pasi transmetohet në 184 vende dhe ndiqet nga më shumë se 500 milionë telespektatorë, në një orar special, që jep mundësinë e zhvillimit edhe në Azi.

Por, kjo sfidë nuk ka pasur gjithnjë këtë lloj interesimi. Dueli i parë i tyre, 114 vite më parë për Kupën e Mbretit Alfons XIII, pati rreth 2 mijë spektatorë kuriozë që shkuan për ta ndjekur në Hipodromin e Kastejanës.

Në ndeshjen, e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve 3-1, hyrja kushtonte 0.5 peseta, ndërsa për femrat ishte falas.

Gazetarët kishin një vend shumë të vogël në tribunë dhe në shkrimet që bënin, bashkëngjitur shpjegonin edhe rregullat e këtij sporti për lexuesit.

Debutimi i kësaj sfide në kampionat, më 17 shkurt 1929, gjithashtu nuk pati transmetim televiziv dhe, në fakt, nuk pati as impakt në opinion, pasi në të njëjtën ditë, Atletiko mundi Espanjolin me rezultatin 9-0.

Por, transmetimi televiziv, më shumë se 550 golat e shkëmbyer mes tyre, gara e ashpër për të fituar trofe apo “përplasjet” politike, bënë që audienca të rritej ndjeshëm.

Hera e parë që “El Clasico” u transmetua në televizion ka qenë më 15 shkurt 1959, kur Reali fitoi në shtëpi 1-0. Për të drejtën e transmetimit, TVE pagoi 150 mijë peseta dhe shikueshmëria ishte vërtet rekord për kohën.

E panë më tepër se 1 milion telespektatorë, në vetëm 60 mijë televizorë që ishin në dispozicion.

Kjo i dha një tjetër shtysë të madhe popullarizimit të këtij rivaliteti, që në ditët e sotme transmetohet në kufij të rinj teknologjik, me kamera 360 gradë dhe me transmetim HD apo 4K.

Me stadiume që tejmbushjen dhe hidhen lotari për të përzgjedhur ata që mund ta ndjekin “live”, për shkak të interesimit të madh, por që duhet të përtypen mirë për të shkuar, pasi çmimet shkojnë deri në 4 mijë euro.

Nga ana tjetër, vetë klubet janë munduar në maksimum t’u përgjigjen kërkesave, duke shpenzuar shifra marramendëse në infrastrukturë dhe, mbi të gjitha, në merkato, për të afruar lojtarët më cilësorë. Ata që kërkon publiku të shikojë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...