3 Dhjetor 2016 - 11:41
Trajneri francez ka tentuar disa kombinime të mesfushorëve dhe është i bindur se do ta gjejë formacionin e duhur para ndeshjes së sotme kundër West Ham Unitedit.
“Ju mendoni të gjeni një zgjidhje në mënyrë të përgjithshme dhe për këtë ju integroni më shumë se dy lojtarë, me Ozilin [në krah] ju duhet ta balanconi ekipin”, ka thënë Wenger.
“Ndonjëherë luaj me Iwobin ose Chamberlainin pra duhet të jenë katër apo pesë kombinime. Si sulmues i konsideroj Walcottin dhe Alexis. Prandaj rreth tyre duhet të krijojmë një ekip të balancuar”.
“Kur luaj me Santin unë kam Coquelin sepse është shkatërrues i aksioneve. Kjo i jep hapësirë Santit. Ai është më sulmues dhe i disiplinuar taktikisht. Ai nuk është fitues i topave, por lojtar kreativ”, ka shtuar Wenger.
“Jemi afër që ta balancojmë Xhakën si mesfushor sulmues. Ai ka ndikim tjetër te Santi. Santi është lojtar që lirohet nga situatat e vështira, me një teknikë të mirë në të dy këmbët, derisa Xhaka ka pasimet dhe nuk është driblues. Ai pason në vijë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...