Tifozët e Barçës kthejnë zhurmën në “Camp Nou”

3 Dhjetor 2016 - 11:09      

“Camp Nou” i Barcelonës është arena më e madhe e futbollit në Evropë dhe prej kohësh ka qenë shtëpia e shumë lojtarëve më të mirë në botë, por vizitorët shpesh janë ankuar se në këtë stadium po mungon atmosfera.

Por, duke iu falënderuar një fushate të tifozëve, stadiumi këtë edicion ka arritur të kumbojë nga zhurma në çdo ndeshje. E gjithë kjo është bërë, pasi tashmë është krijuar seksioni i këndimit në tribuna.

Tifozët kanë në plan të shndërrojnë stadiumin në një "kazan" që jehon nga zhurma për ndeshjen ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit. Tifozët duan t'u bëjnë me dije madrilenëve se "Camp Nou" është shtëpia e të mëdhenjve si Laszlo Kubala, Johan Cruyff e Diego Maradona si dhe e heronjve modernë Lionel Messi e Neymar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...