“Clasico” gjen ekipet me formë të ndryshme

3 Dhjetor 2016 - 08:56      

Nëntë muaj pas triumfit ndaj Barcelonës, që dukej se do të ishte ekipi i parë që do ta mbronte trofeun e Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të kthehet në katedralen e futbollit "Camp Nou" për ndeshjen e xhiros së 14-të të La Ligas, që luhet të shtunën (sot, 16:15).

"El Clasico" i datës 2 prill që u mbyll me fitoren e Realit (2:1), i dha edhe fund serisë së Barcelonës prej 39 ndeshjeve pa humbje. Pas kësaj ndeshjeje Barça mori teposhtëzen dhe jo vetëm që regjistroi edhe tri humbje tjera rresht, por edhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Por, "El Clasico" i parë i këtij edicioni do të zhvillohet me role të ndryshme. Barcelona po kalon formë të dobët, derisa Reali nuk di për humbje në 31 ndeshjet e fundit dhe prin në La Liga me 33 pikë, gjashtë më shumë se katalonjasit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...