
2 Dhjetor 2016 - 23:42
Kurse “Atletja e Vitit” u shpall Almaz Ayana nga Etiopia, e cila theu rekordin botëror në 10 mijë metra për 14 sekonda në Lojërat Olimpike në Rio, raporton BBC.
Bolt, 30 vjeçar, mori tri medalje të arta në Rio në aq sa garonte, në kategorinë 100, 200 dhe 4x100 metra.
“Përfundimisht është diçka shumë e madhe për mua”, është shprehur Bolt, që e fitoi këtë çmim edhe në vitet 2008, 2009, 2011, 2012 dhe 2013.
Bolt do të pensionohet në vitin e ardhshëm, pas Kampionatit Botëror të Altetikës në Londër.
“Kur shpalleni atleti i vitit do të thotë se e gjithë puna e madhe ia ka vlejtur, prandaj nëse do të mund ta fitojë edhe herën e shtatë do të kishte vlerë po aq të madhe sa i çmimi i parë”, është shprehur atleti nga Xhamajka.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...