Mourinho: Schweinsteiger mund të qëndrojë

2 Dhjetor 2016 - 16:02      

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka pohuar se Bastian Schweinsteiger mund të qëndrojë në klub edhe pas muajit janar.

Pas tre muajsh jashtë formacionit të Mourinhos, gjermani u paraqit kundër West Hamit në EFL Cup.

Mourinho në konferencën për medie ka thënë se Schweini mund të luajë përsëri gjatë këtij sezoni.

I pyetur nëse mesfushori gjerman mund të qëndrojë në klub, Mourinho është përgjigjur: “Natyrisht se mundet. Kur ju keni kontratë me klubin, ju jeni të fuqishmit, ai që mund të vendos të ardhmen. Prandaj, në verë, ne tentuam që të bëjmë diçka për Bastianin, t’ia ndryshojmë të ardhmen. Ai vendosi qëndrimin, edhe pse ishte në rrethana të vështira. Ai punoi për këtë dhe meritoi pak lumturi në fund”.

“Në janar ai përsëri do të jetë i fuqishmi, dhe ndoshta do të ketë ndjenja më të mira tani sepse po punon me ekipin, po e kupton dinamikën dhe filozofinë tonë. Pas ndeshjes keni mundur ta shihni se është krenar me tentimet, vendosmërinë e tij dhe më pëlqejnë njerëzit e vendosur”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...