Nuk ka fitues në derbin e Tiranës

2 Dhjetor 2016 - 15:27      

Ka përfunduar pa gola sfida mes Tiranës dhe Partizanit. Derbi i lënë në gjysmë ditë më parë nuk ka sjellë asnjë të re sot.

“Të kuqtë”, por edhe ‘bardheblutë’ kanë qenë më shumë në pozicionin pritës sesa sulmues. Ndeshja pati dhe një incident, ku Karabeci mori karton të kuq.

Nga dita e djeshme mund të themi se, në ato 63 minuta që u luajtën dje emocionet ishin jo të pakta në fushë ashtu si dhe në tribuna. Derbi si zakonisht dhuroi fillimisht spektakël në tribuna, aty ku tifozët “bardheblu” kishin zgjedhur jokerin dhe qytetin për t’u përfaqësuar, ndërsa tifozët e kuq kundërpërgjigjen me dehjen për një tjetër sukses.

Nga formacioni fillestar Partizani duket më sulmues por në fakt është Tirana që e nis me më shumë dëshirë dhe për faktin se 10 derbi pa fitore janë një arsye për një karikim më shumë.

Në minutën e katërt sinjalin e parë e jep Karabeci me një goditje fantastike por Alban Hoxha i tregon se përtej tij nuk kalohet. Në të 12-tën është radha e Vilës për të nxehur këmbët me një goditje fluturimthi që shkon jashtë. Gjithsesi ritmin e dikton Tirana që në të 13-tën realizon një aksion shumë të bukur, por Merveille nuk kishte shënjestrën e duhur.

Derbi është i bukur dhe Lika mendon ta bëjë më interesant me një dalje me kokë që frenon Ekubanin, ndërsa Tirana në të 23-tën realizon një aksion për manual me Moise-Merveille dhe Cisse, por Alban Hoxha sërish bën shpëtimtarin. Janë minutat e Tiranës por nuk konkretizohen as në të 25-tën nga Merveille.
Pas 30 minutave të para të ‘bardhebluve’ stafetën e merr Partizani që në të 33-tën i afrohet golit me një goditje me kokë të Ekubanit, ndërsa në të 39-tën sulmuesi i të kuqve pengohet në hyrje të zonës. Goditjen e dënimit e mori përsipër Batha, por karamboli në zonën e Tiranës për fat u ndal nga Lika.

Ky ishte rasti i fundit i një pjese të parë emocionuese ku mungoi vetëm goli. Pjesa e dytë nisi në mënyrë të njëjtë me një duel mes Cisses dhe Alban Hoxhës, me portierin e Partizanit që sërish arriti të lexojë lëvizjen e sulmuesit. Minutat në vazhdim ishin pa shumë zhvillime deri në të 63-tën kur derbi mbeti në errësirë dhe pse tifozët menjëherë ja kthyen shkëlqimin me një ndriçim të improvizuar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...