Kampioni Rosberg tregon arsyen e pensionimit nga Formula 1

2 Dhjetor 2016 - 15:03      

Kampioni i ri i Formula 1, Nico Rosberg, ka befasuar botën me njoftimin e tij për pensionim, vetëm pesë ditë pasi fitoi titullin e parë në F1.

31-vjeçari fitoi në Abu Dhabi, duke mposhtur kolegun e tij te Mercedesi, Lewis Hamilton.

Britaniku Hamilton fitoi garën në Abu Dhabi, por Rosberg siguroi titullin pasi doli i dyti në këtë garë. Rosberg dhe Hamilton pritej që në sezonin 2017 të vazhdonin betejën e tyre, por gjermani befasoi me pensionim, transmeton Koha.net.

“Gjatë 25 vjetëve në gara, kam pasur ëndërr, vetëm një gjë, që të bëhem kampion botëror i Formula 1. Me punë të palodhshme, dhimbje, sakrifica, kjo ka qenë qëllimi im dhe ia dola. E kalova malin. Tani jam në maje dhe ndjehem mirë. Emocioni im më i fortë tani është mirënjohja ndaj njerëzve që më kanë ndihmuar për realizimin e ëndrrës”, ka thënë Rosberg.

“Ky sezon, po ua them, ishte fort i vështirë. Garova si i çmendur në çdo cep të pistës pas dy viteve zhgënjim; ato gara më në fund më motivuan në nivelin që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”.

“Kur fitova garën në Suzuka, nga ai moment e dija se fati i titullit ishte në duart e mia. Pata shumë presion dhe fillova të mendoj për fundin e karrierës nëse do të bëhesha kampion i botës. Të dielën në mëngjes në Abu Dhabi, e dija se ajo do të ishte gara ime e fundit dhe isha i qartë në kokën time para fillimit të garës. Doja ta shijoja garën duke e ditur se është e fundit. Ato ishin 55 rrathët më të papërshkrueshëm në jetën time. Vendimin e mora të hënën, pas bisedave me gruan Vivian dhe Georg [Nolten, nga ekipi i Nicos], pas tyre edhe Totos [Wolff].
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...