Ozili e pranon se mund të kthehet te Reali

2 Dhjetor 2016 - 10:41      

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Real Madridi, në kohën kur ka dyshime për të ardhmen e tij te klubi londinez.

Gjermani u largua nga Madridi në vitin 2013 dhe që prej asaj kohe ai është njëri prej lojtarëve kryesor tek Arsenali.

Kontrata e tij me Arsenalin skadon në verën e vitit 2018 dhe deri më tani nuk ka pasur bisedime të reja për vazhdimin e saj. Kjo ka shtuar zërat se ai është duke menduar për një largim.

“Në kthim te Madridi? Jam shumë i lumtur që luaj për një klub si Arsenali, që ka fansat të mrekullueshëm”, ka thënë Ozil.

“Po shijoj kohën në Londër, por futbollit kurrë nuk i dihet... Do të shohim çfarë do të ndodhë. Madridi është klub i madh dhe unë luajta me lojtarë fantastikë atje. Fansat e Madridit janë besnikë dhe ende më lavdërojnë. Shumë prej tyre më dërgojnë mesazhe për rikthim”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...