1 Dhjetor 2016 - 21:37
I huazuari nga Manchester Unitedi nisi mirë kampanjën te “Macet e Zeza”, por mungoi shumë pas lëndimit që pësoi.
Reprezentuesi belg startoi dhe shënoi gol më herët gjatë javës për ekipin e të rinjve të Sunderlandit, dhe tani shpreson të përfshihet në ekipin e parë ndaj Leicesterit në fundjavë.
“Jam paraqitur nga banka rezervë disa herë dhe startova për U-23 më herët gjatë javës që më ndihmoi të jem gati. Është mirë të luash sërish pas një kohe të gjatë jashtë dhe kjo do të më ndihmojë të arrij nivelet e mia. Ishte gol i bukur dhe i ndihmoi ekipit. Shpresoj se do të më shpie te golat për ekipin e parë sepse kam ambicie që të shënoj në Premier Ligë, andaj shpresoj të kem rastin tim në fundjavë”, ka thënë Januzaj për “Sunderland Echo”, transmeton koha.net. “Ishte mirë kur luaja dhe sa ndjeva se po kthehem në formë te Sunderlandi erdhi lëndimi në kohën më të keqe. Por do të kthehem shpejtë dhe do të jem në maje të lojës sime”.
Januaj luajti në 11 minutat e fundit në humbjen e Sunderlandit 2 me 0 nga Liverpooli fundjavën e shkuar.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...