Ronaldinho e Riquelme kthehen në futboll për Chapecoensen

1 Dhjetor 2016 - 16:18      

Legjendat e futbollit Ronaldinho dhe Juan Roman Riquelme raportohet se kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer nga pensionimi për të luajtur për klubin brazilian Chapecoense.

Lojtarët dhe zyrtarët e këtij klubi ishin në mesin e 71 pasagjerëve që ndërruan jetë në një aksident me aeroplan të hënën në Kolumbi.

Chapecoense humbi 19 lojtarë në udhëtimin drejt Kolumbisë për finalen e Copa Sudamericana.

“The Sun” tani raporton se Ronaldihno dhe Riquelme i janë ofruar ekipit brazilian për të luajtur pa dëmshpërblime për të ndihmuar ekipin në ndeshjen e fundit të sezonit, ndaj Atletico Mineiros, transmeton koha.net.

Riquelme, që ka luajtur për Agentinos Juniors më 2014, ka fituar titullin Futbollisti i Vitit katër herë, ndërsa Ronaldinho ishte më i miri në botë në vitet 2004 dhe 2005.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...