Hart nuk do të kthehet te City

1 Dhjetor 2016 - 12:09      

Joe Hart ka paralajmëruar se më nuk do të luajë për Manchester Cityn, derisa ka shtuar se huazimi te Torino është mundësi për të kërkuar një tjetër ekip.

Numri një i Anglisë ishte informuar nga menaxheri Pep Guardiola se nuk do të luante rregullisht nën urdhrat e tij. Pas blerjes së Claudio Bravos nga Barcelona, ishte e qartë se Hart nuk ishte i dëshiruar për portën e Cityt.

“Nuk jam këtu për të treguar se çfarë mund të bëj, jam këtu sepse duhet të shikoj për tjetër klub pasi nuk kisha mundësi që të rregulloja gjërat përfundimisht”, ka thënë Hart në një intervistë për Sky Sports.

“Dua të luaj mirë, ashtu si për Torinon dhe nëse interesohet ndonjë ekip nuk mendoj se Manchester City do të bllokonte kalimin”, ka shtuar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...