Prishtina kërkon fitoren e parë, Peja të tretën në BIBL

1 Dhjetor 2016 - 10:26      

Përderisa Sigal Prishtina është në kërkim të fitores së parë këtë edicion në Ligën Ballkanike, skuadra e Pejës po mendon për fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në këtë garë.

Të dyja ekipet ndeshjet e radhës i luajnë të enjten (sot). Sigal Prishtina e pret në shtëpi Kumanovën e pamposhtur në pesë ndeshje të zhvilluara, kurse Peja është mysafire e skuadrës së Tiranës, shkruan sot Koha Ditore.

Të dyja ndeshjet nisin në orën 19:00 dhe janë të mbetura të xhirove të mëparshme. E para i takon xhiros së tretë të Grupit A, kurse e dyta është e xhiros së pestë dhe zhvillohet në kuadër të Grupit B. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...