1 Dhjetor 2016 - 08:38
Mbrojtësi Neto, i fundit që është shpëtuar, është në gjendje kritike, por ka shfaqur shenja përmirësimi. Portieri Follmann është njëri prej të mbijetuarve që është në gjendjen më të rëndë. Atij i është amputuar një këmbë dhe ka rrezik që t’i amputohet edhe këmba tjetër. Follmann është në gjendje të mirë shëndetësore, por ende mbetet në kujdesin intensiv, transmeton Koha.net.
Lojtari anësor Allan Ruschel është operuar në shpinë. Gjendja e tij është normale. Përkundër lëndimeve ai është stabil dhe ka shfaqur shenja përmirësimi.
Gazetari Rafael Henzel ka lënduar gjoksin dhe ka thyer këmbën.
“Shqetësimi më i madh për të gjithë të mbijetuarit është rreziku nga infeksioni pasi lëndimet kanë nivelin më të lartë të kontaminimit. Deri në këto momente nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur do të lirohen nga spitali, por stafi mjekësor i Chaepcoenses siguron të gjithë se trajtimet janë duke u ofruar në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka njoftuar klubi brazilian.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...