Portieri Nivaldo pensionohet pas tragjedisë që i ndodhi bashkëlojtarëve të tij [video]

30 Nëntor 2016 - 19:26      

Portieri i klubit brazilian Chapecoense, Nivaldo, ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli vetëm 24 orë pas tragjedisë me aeroplan në Kolumbi, në të cilën vdiqën 71 pasagjerë, përfshirë shumicën e bashkëlojtarëve të tij.

Nivaldo nuk udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit drejt Kolumbisë për ndeshjen e parë finale në Copa Sudamerica me Atletico Nacionalin, sepse ishte vendosur që paraqitjen e 300-të për klubin ta bënte në fundjavë në shtëpi ndaj Atletico Mineiros.

42-vjeçari mungoi edhe në humbjen e fundjavës ndaj Palmeiras vetëm që të shënonte paraqitjen jubilare në shtëpi, por thotë se pas tragjedisë më nuk ka mundësi që të luajë.

“Ishte paraparë që të udhëtoja, por mbeta këtu. Për gjithçka ka një arsye në jetë. Nuk udhëtova të dielën drejt Palmeiras, sepse donim që në shtëpi ndaj Atletic-MG të kisha paraqitjen e 300-të për klubin. Plani ndryshoi dhe ata udhëtuan direkt nga Sao Paulo drejt Medellinit [aty ku ndodhi tragjedia]. Andaj Caio, trajneri, më tha se nuk do të më merrte”, ka thënë Nivaldo për “Globoesporte”, transmeton koha.net.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...