“S’do t’ia shesim kurrë Mullerin Unitedit”

30 Nëntor 2016 - 17:38      

Anëtari i bordit të Bayernit, Edmund Stoiber, ka deklaruar se fansat nuk do t’ia falnin kurrë klubit nëse do ta shisnin Thomas Mullerin te Manchester Unitedin.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë ishte lidhur me një kalim në Old Trafford edhe në të kaluarën, por Stoiber ka lajmëruar “Djajtë e Kuq” që të mos mundohen më për të.

Unitedi transferoi verën e shkuar Bastian Schweinsteigerin nga Bayerni dhe një vit më pas mesfushori u largua nga ekipi i parë.

“Nuk do të ndodhë që dikush si Thomas Mulleri të luajë për Manchester Unitedin. Fansat ishin të mërzitur kur Schweinsteiger kaloi te Unitedi, por ai ishte 32-vjeçar dhe donte sfidë të re. Fansat dhe anëtarët tanë nuk do të na falnin kurrë nëse e shesim Mullerin. Ai është më shumë se një lojtar i shkëlqyeshëm. Është pjesë e ADN-së sonë. Ai përfaqëson vlerat kryesore për ne dhe është një futbollist që fansat e duan”, ka thënë Stoiber për “Bild”.

Që kur u paraqit në ekipin e parë në sezonin 2008-09, Mulleri ka fituar pesë tituj të Bundesligës, katër Kupa të Gjermanisë dhe titullin e Ligës së Kampionëve.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...