Southgate për katër vjet përzgjedhës i Anglisë

30 Nëntor 2016 - 16:11      

Gareth Southgate është zyrtarisht trajneri i ri i Anglisë, pasi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

46-vjeçari udhëhoqi Anglinë në katër ndeshjet e fundit si trajner i përkohshëm pas largimit të Sam Allardycet, ndërsa tani është shpallur trajner i përhershëm me kontratë katërvjeçare, me pagë rreth 2 milionë funte në vit.

“Jam shumë krenar që jam përzgjedhës i Anglisë. Gjithsesi jam i vetëdijshëm se puna është e madhe dhe dua që të kem sukses”, ka thënë Southgate, raporton BBC, transmeton koha.net.

Nën urdhrat e Southgatet, Anglia mposhti Maltën, barazoi me Slloveninë, fitoi bindshëm ndaj Skocisë dhe në fund barazoi në miqësoren ndaj Spanjës 2 me 2.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...