30 Nëntor 2016 - 09:50
Për skuadrën nga Drenasi e rëndësishme është që të ketë pikë të përafërta me skuadrat kryesuese dhe në pranverë të nisë sulmin për titull. Që të mbetet fare pranë kreut, Niklit i duhen pikë në derbin e xhiros së 17-të, të fundit për stinorin vjeshtor të kampionatit të Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.
Në derbi, Ferronikeli është mysafir i Prishtinës, të mërkurën (sot, 13:00). Ndeshja do të luhet në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq, ku Prishtina po paraqitet si vendase për shkak të renovimit të stadiumit të saj.
Derbi dhe ndeshja në Prizren mes Lirisë e Trepçës '89 pritet të vendosin për kampionin e pjesës së parë të kampionatit. Pas 16 xhirosh prin Trepça '89 me 36 pikë, dy më shumë se Prishtina që është e dyta. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...