Gati ligji për të ndaluar huliganizmin dhe kurdisjet

30 Nëntor 2016 - 08:41      

Tifozëve huliganë dhe sportistëve e skuadrave që kurdisin ndeshje në Kosovë po u ngushtohet rrethi.

Ose të paktën kështu mendohet të bëhet me Projektligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, që të martën është amendamentuar dhe miratuar nga Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji që duhet të marrë edhe votat në parlament, parasheh masa të ashpra për ata që prishin rendin gjatë ngjarjeve sportive. Për personat fizikë dënimi parashihet nga 1.000 euro deri në 50.000, kurse për ata juridikë nga 5.000 euro deri në pesë vjet burgim.

Projektligji fillimisht është menduar të jetë i fokusuar për ndalimin e huliganizmit në tribuna, por së fundi është plotësuar për të parandaluar edhe mashtrimet sportive, si kurdisjet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...