Libertad ia ofron lojtarët klubit brazilian

29 Nëntor 2016 - 22:30      

Klubi i Paraguait, Libertad, ka ofruar shërbimet e të gjithë lojtarëve të vet për klubin brazilian Chapecoense që sot humbi lojtarët pas rrëzimit të aeroplanit, me të cilin udhëtonin drejt Kolumbisë.

Libertad përmes Twitterit ka njoftuar se lojtarët e vet janë në dispozicion për të luajtur për ekipin brazilian.

Dy klubet ishin takuar në sezonin e shkuar të Copa Sudamericana, kur Chapecoense kishte eliminuar Libertadin pas dy barazimeve, në fazën e çerekfinaleve.

“Bordi i Libertad i shpreh ngushëllime klubit Chapecoense pas tragjedisë së pësuar dhe ofron të gjithë lojtarët në nder të futbollistëve të vdekur, që ishin profesionistë të shkëlqyer”, thuhet në njoftim të klubit.

Klubi brazilian po udhëtonte drejt Kolumbisë për ndeshjen e parë finale të Copa Americanas ndaj Atletico Nacionalit, kur aeroplani u rrëzua me 81 njerëz në bord, me vetëm pesë të mbijetuar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...