Roma dëshiron Depayn në janar

29 Nëntor 2016 - 16:50      

Anësori i Manchester Unitedit, Memphis Depay, po kërkohet nga Roma për afatin kalimtar të janarit.

Holandezi ka dështuar në Old Trafford që kur u transferua më 2015 për 25 milionë funte.

22-vjeçari pritet të largohet në fillim të vitit të ardhshëm dhe “The Sun” raporton se Roma është e gatshme të transferojë futbollistin që pati 27 paraqitje si startues dhe 25 tjera si zëvendësues për klubin anglez.

Italianët do të mbesin gjatë dimrit pa Mohamed Salah që luan në Kupën e Afrikës dhe Depay po shihet si zëvendësues ideal i egjiptianit.

Thuhet se United është i hapur për largim të futbollistit.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...