Sanchezi po e gjen veten në një rol më qendror

29 Nëntor 2016 - 09:19      

Alexis Sanchez njihet si një lojtar që angazhohet shumë në fushë, vrapon shumë. Por ai duket se bën po aq shumë punë edhe jashtë fushës.

"Kam shikuar videot në internet. Kam dashur të shoh si më duhet të adaptoj lëvizjen time dhe jam adaptuar që nga atëherë", ka thënë Sanchez i pyetur se si po bën ndërrimin nga një lojtar krahu në një sulmues tipik, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Duket se puna e madhe po i shpaguhet. Kiliani shënoi dy gola kundër Bournemouthit të dielën, ndërsa Arsenali zë vendin e katërt pas 13 xhirove dhe është vetëm tri pikë larg liderit, Chelseat.

Ishin goli i tij i shtatë dhe i tetë këtë stinor qëkur ka nisur të luajë në një rol më qendror në fillim të edicionit, duke zënë vendin e tretë në listën e shënuesve më të mirë në ligë prapa Diego Costas së Chelseat e Sergio Agueros së Manchester Cityt që kanë nga dhjetë gola. Por duke ia shtuar edhe tri asistimet që ka, atëherë Sanchezi pas Costas, bëhet lojtari që është përfshirë në më së tepërmi gola këtë stinor.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...