Foto: Koha

Dashuria e Berishës për Kosovën dhe Poloninë

29 Nëntor 2016 - 10:36      

Basketbollisti kosovar Dardan Berisha është krenar që ka pasur mundësinë ta përfaqësojë Poloninë. Por Berisha thotë se zemra i rrah për Kosovën.

Berisha 28-vjeçar që luan për klubin polak, Polfarmex Kutno, për Poloninë luajti në kampionatin evropian "Euro 2011", përcjell Koha Ditore.

Por këtë vit zgjodhi të luajë për Kosovën në kualifikimet për kampionatin evropian të vitit të ardhshëm.

"Kam lindur në Kosovë ku edhe familja ime jeton. Atje është zemra ime, Polonia është shtëpia ime e dytë. Unë kam qenë shumë krenar që kam pasur mundësi ta përfaqësojë Poloninë për shumë vjet. Nuk ishte çudi që u përfaqësuam keq me Kosovën, pasi ishte vetëm debutim për ne. Ne kemi nevojë për përvojë në garat ndërkombëtare. Unë jam i kënaqur që jam pjesë e Kosovës dhe me Kosovën mund të krijojmë një histori të re. Kosova është vendi im", ka thënë Berisha në një intervistë dhënë për "polsatsport.pl".

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...