Skuadra serbe nderon turneun për Ditën e Flamurit

29 Nëntor 2016 - 08:52      

Prishtinë, 28 nëntor - Organizimet sportive për nder të Ditës së Flamurit ishin të rralla në Kosovë. Por ajo e organizuar nga ekipi i futbollit të femrave Hajvalia në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ishte e veçantë.

Në turneun që nikoqirja Hajvalia e fitoi të hënën, mori pjesë edhe ekipi i femrave Graçanica nga Komuna me të njëjtën emër, e që ka shumicë të popullatës serbe, shkruan sot Koha Ditore. Ekipi serb Graçanica u eliminua në ndeshjen e parë, pasi u mposht nga ekipi ferizajas Vizionët.

Pjesëmarrjet e ekipeve serbe në aktivitetet që organizohen në Kosovë janë të rralla, pasi refuzojnë të njohin Kosovën si shtet, derisa pjesëmarrja në një turne ku u nderua Dita e Flamurit të shqiptarëve është e para.

Turneu u mbajt të hënën në sallën e shkollës fillore "Afrim Gashi" në Hajvali. Sipas organizatorëve, Graçanica bashkë me 12 ekipet tjera pjesëmarrëse nderoi edhe intonimin e himnit kombëtar dhe atij të Kosovës.... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...