Xhoxhaj, komandanti i “Adem Jasharit”

29 Nëntor 2016 - 08:30      

Armend Xhoxhaj është krenar për karrierën e tij të deritashme, mbi të gjitha për titujt e fituar në turneun e boksit kushtuar komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari.

Xhoxhaj 22-vjeçar të shtunën për herë të tretë u shpall boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar, që është edhe më i madhi në nivel vendi - "Adem Jashari", shkruan sot Koha Ditore.

Boksieri i peshës 91 kilogramë thotë se epiteti i më të mirit për herë të tretë ka domethënie të madhe.

"Kjo tregon se jam në rritje", thotë prizrenasi.

Xhoxhaj insiston se është duke ecur me hapa të sigurt në karrierën e tij si boksier... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...