Interi fiton goleadën ndaj Fiorentinës

28 Nëntor 2016 - 22:55      

Interi ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 4 me 2 për të kaluar në pjesën e sipërme të tabelës në Serie A.

Klubi milanez fitoi si vendas në kuadër të xhiros së 14-të në Itali me tre gola të shënuar në 20 minutat e parë të ndeshjes dhe një në fund të takimit.

Marcelo Brozoviq hapi serinë e golave në minutën e tretë. Gjashtë minuta pas tij shënoi Antonio Candreva e i treti për Interin shënoi Mauro Icardi në minutën e 19-të. Nikola Kaliniq realizoi golin e parë për Fiorentinën në minutën e 37-të. Nga minuta e fundit e pjesës së parë Fiorentina luajti me një futbollist më pak në fushë pasi Gonzalo Rodriguez u ndëshkua direkt me të kuq. Pavarësisht mungesës së një futbollisti, Fiorentina ngushtoi rezultatin në minutën e 62-të përmes Iliqiqit, por në fund Interi ktheu epërsinë prej dy golave në ndeshje me Mauro Icardin.

Interi tani kalon në pozitën e tetë në tabelë me 21 pikë, një më shumë se Fiorentina që është e nënta.
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...