
28 Nëntor 2016 - 09:43
Me këtë rast ai ka lënë jashtë garës për titull rivalin lokal Arsenal, si dhe Tottenhamin e Manchester Unitedin, shkruan Goal. Chelsea momentalisht është në krye të tabelës së klasifikimit me ndeshjen e radhës kundër Manchester Cityt të shtunën e ardhshme.
“Manchester City dhe Liverpooli”, është shprehur Hazard për reporterët kur është pyetur për ekipet rivale për titull në këtë sezon.
“Ato janë të dyja shumë të mira, nëse duam të jemi aty në fund atëherë duhet të përfundojmë para tyre. Javën e ardhshme ne shkojmë te Manchester City, një kundërshtar i vështirë. Duhet të vazhdojmë kështu, kemi shumë besim dhe duam të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Hazard.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...