27 Nëntor 2016 - 23:30
Portugezi u largua nga gjyqtari i ndeshjes me West Hamin, pas një reagimi që pati në një vendim të tij në fushë. Ai injoroi edhe mediat duke lënë që asistenti Faria të fliste pasi udhëhoqi ekipin për më shumë se një orë në barazimin 1 me 1 me West Hamin.
“Është klub i madh dhe ne jemi mësuar me klube të mëdha – ne po ashtu dimë si t’i kthejmë drejt fitoreve. E dimë se ai do ta bëjë këtë. Jemi duke shikuar ekipin dhe po provojmë të marrim rezultatet më të mira. E dimë që puna nuk është e lehtë dhe duhet të luftojmë deri në fund. Ne besojmë në lojtarët tanë, në ekip dhe besojmë se gjërat do të ndryshojnë. Ajo që po e ndjekim do të vijë së shpejti”, ka thënë Faria për BBC, transmeton koha.net.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...