Wenger thotë se Arsenali po kthehet në formë pas barazimeve

27 Nëntor 2016 - 20:12      

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij është duke u kthyer në formën e duhur pas tre barazimeve rresht.

“Topçinjtë” fituan 3 me 1 ndaj Bournemouthit në Premier Ligë, me dy gola të Alexis Sanchezit dhe një tjetër të Theo Walcottit.

“Është gjithnjë ndeshje më ndryshe kur luani pas Ligës së Kampionëve. Futbollistët dyshonin në vete pas disa barazimeve. Luajtëm mirë ndaj Bournemouthit. Ata nisën me intensitet të lartë dhe i pash se në pjesën e dytë përjetuan rënie. Për një kohë ishin të pafat, por treguam veten në pjesën e dytë”, ka thënë Wenger pas takimit.

Arsenali tani është i katërti në tabelë me tri pikë prapa liderit Chelsea.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...