“Shënuam gol edhe pse bëra faull ndaj Behramit” [video]

27 Nëntor 2016 - 18:41      

Mesfushori i Stoke Cityt, Charlie Adam, ka deklaruar se padrejtësisht ka shtyrë Valon Behrami për të realizuar golin, që doli të jetë i fitores ndaj Watfordit të dielën.

Adam realizoi me kokë pas një harkimi të Xherdan Shaqiri, por para se të godiste ka pranuar se ka shtyrë dhe ka bërë ndërhyrje të palejuar në mesfushorin shqiptar të Watfordit, Valon Behrami. Pavarësisht goditjes së Adamit me kokë, goli u llogarit si autogol i portieri Gomes.

“Ishte gol, s’kam përse mërzitem kujt iu llogarit. Ishte ndërhyrje e palejuar, mendoj se e shtyva Behramin. Por do të vazhdojmë, është fitore e madhe”, ka thënë Adam për “Sky Sports”

Rezultati çon Stoke Cityn në pozitën e dhjetë në Premier Ligë.


Charlie Adam Goal HD - Watford 0-1 Stoke City... by Zkrisz

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...