27 Nëntor 2016 - 17:05
Alexis Sanchez shënoi i pari në ndeshje në minutën e 12-të pas një gabimi në mbrojtjen e mysafirëve.
Në minutën e 23-të Wilson barazoi gjithçka nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 53-të Theo Walcott shënoi golin e dytë për Arsenalin. Në minutat shtesë Sanchez realizoi golin e dytë personal dhe të fitores për Arsenalin.
Në ndeshje u paraqitën nga fillimi edhe dy shqiptarët Granit Xhaka e Shkodran Mustafi.
Arsenali ka 28 pikë në tabelë dhe mbetet në pozitën e katërt me tri, përkatësisht dy pikë më pak se liderët në tabelë. Chelsea prin me 31 e Liverpooli me Manchester Cityn kanë nga 30.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...