La Liga, aty ku futbollistët nuk aktivizohen për shkak të “klauzolës së proshutës”

27 Nëntor 2016 - 14:19      

Në futbollin spanjoll ka lojtarë me klauzola të veçanta, që nuk mund të luajnë kundër ekipeve që i kanë në pronësi në përballje të mundshme. Në “La Liga”, këtë e quajnë “klauzolën e proshutës”, gjë që po bën jo pak bujë së fundmi, për shkak se shumë futbollistë duan të luajnë por i pengon një pikë në kontratë, që iua mohon fushën e lojës.

Barcelona, për shembull, këtë klauzolë nuk e aplikon asnjëherë te klubet e tjera, madje as te klubet gjigante të Madridit, që janë rivalët kryesorë për titullin. Në vitin 2004, Reali u shokua kur u eliminua në Champions nga Monaco e drejtuar nga Deschamps në stol dhe Morientes në fushë. Ky i fundit ishte huazuar në ekipin e Principatës dhe u hakmor duke shënuar.

Por këtë fundjavë, gazeta “Marca” ka publikuar nëj tjetër rast që përfshin Atleticon e Madridit. Të mërkurën në mbrëmje, ky klub do të luajë ndaj Guijuelo, që ka vetëm dy portierë, njërin titullar dhe tjetrin rezervë të detyrueshme. Pikërisht kjo do t’i mohojë një prej lojtarëve përfshirjen në Kupën e Mbretit, si pasojë e “klauzolës së proshutës”.

Ekipi i qytetit ku prodhohet proshuta më e famshme në Spanjë i ka kërkuar marrëveshje Atleticos, por ende nuk e ka marrë lejen për të aktivizuar portierin, pavarësisht pretendimeve modeste.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...