Manaj i padisiplinuar, e përjashtojnë nga Pescara

27 Nëntor 2016 - 14:15      

Trajneri i skuadrës së Pescarës, Massimo Oddo u tregua i ashpër me sulmuesin e kombëtares shqiptare të futbollit, Rei Manaj, të cilin e ka dënuar për shkak të motiveve disiplinore, duke e lënë jashtë Serisë A këtë fundjavë.

Ish-mbrojtësi i njohur i Milanit, që tani drejton skuadrën e Adriatikut, nuk përdori aspak një lojë fjalësh për talentin nga Lushnja, që është huazuar nga Interi, shkruan top-channel.

“Rei Manaj është lënë jashtë për shkak të thyerjes së disiplinës. Nuk dua të diskutoj këtu gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes, por kanë ndodhur gjëra që nuk duhej të ndodhnin. Preferoj më mirë të grumbulloj një lojtar të të rinjve, në krahasim me Manajn që nuk di të sillet. Kush pëlqen parimet e këtij grupi është i mirëseardhur, kush nuk e bën këtë veprohet edhe kështu”, tha trajneri i Pescarës.

Mediet italiane nuk kanë bërë ende të ditur detaje nga përjashtimi i një lojtari, që konsiderohet e ardhmja e përfaqësueses shqiptare, por përplasjet e tij me trajnerët nuk janë një risi. Pak kohë më parë, Rei Manaj u konfliktua dhe me trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi, duke kërkuar më pas falje e duke ia faturuar shpërthimin publik gabimeve të rinisë.

Rei Manaj është në pronësi të Interit, por është huazuar te Pescara, ku deri më tani ka shënuar dy gola.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...