Gjiganti brazilian konfirmon interesimin për Schweinsteigerin

26 Nëntor 2016 - 23:26      

Menaxheri i Santosit, Dorival Junior ka konfirmuar interesimin për mesfushorin e Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger.

Veterani gjerman është lënë jashtë formacionit nga menaxheri Jose Mourinho. Pjesën më të madhe të këtij sezoni e kaloi me rezervat e klubit dhe deri më tani nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje për Unitedin.

32-vjeçari është lidhur me një largim nga klubi gjatë muajit janar, derisa Dorival është i gatshëm për transferimin e Schweinit në Brazil.

“Ideja ime dhe kam tentuar ta bind edhe bordin e Santosit, është se klubi ka nevojë për një lojtar që njihet në botë”, ka thënë Dorival për UOL Esporte.

“Kemi shikuar emra nëpër klubet europiane dhe nuk jemi mësuar me këtë gjë dhe se kush i përshtatet këtij profili [Bastian Schweinsteiger] i përshtatet profilit tonë”, ka shtuar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...