Milani poshtëron Empolin, mbetet hije e Juves

26 Nëntor 2016 - 22:36      

Milani ka vazhduar formën e mirë në Serie A, duke mposhtur Empolin me rezultat 4 me 1 dhe të mbetet në hap me liderin Juventusin.

Sulmuesi Lapadula realizoi golin e parë në minutën e 15, por Saponara barazoi rezultatin dy minuta më vonë.

Kur po zhvillohej një orë lojë, mesfushori Suso riktheu epërsinë e Milanit, para se Costa të realizonte autogol për rezultatin 3 me 1.

Lapadula mbylli serinë e golave në minutën e 78 kur realizoi për 4 me 1.

Milani me këtë fitore tubon 29 pikë, katër më pak se Juventusi që nesër luan kundër Genoas.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...