28 Nëntor 2016 - 10:45
“Nuk kishim shpirt ekipor, nuk kishte energji pozitive. Pasi trajneri publikoi listën, ne morëm bonueset dhe më pas kishte vetëm egoizëm. Lojtarët nuk dëgjonin më. Ishin kundër njëri-tjetrit. Trajneri jetonte në hotel tjetër. Çdo gjë ishte negative. Nuk doja të isha pjesë e asaj dhe doja të kthehesha në shtëpi”, rrëfen Dooley.
Dooley ka pasur pak kohë këto ditë të përcjellë aktivitetet e futbollit në SHBA, dhe madje nuk ka përcjellë edhe largimin e Juergen Klinsmannit, trajnerit që shkurtazi kishte kthyer Dooleyn në përfaqësuese në vitin 2011, që të ndihmonte atë në udhëheqjen e ndeshjes së parë, miqësores me Meksikën, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Dooley tash ka shqetësimet e veta të udhëheqjes. Si seleksionues i Filipineve ai po mundohet të ngrejë nivelin në këtë vend.
Me këtë përfaqësuese është duke garuar në Suzuki Cup, garë që mbahet çdo dy vjet, ku garojnë vendet e Azisë Juglindore. Është një kampionat i rëndësishëm për këto vende, pasi asnjë përfaqësuese nga ky rajon nuk ka arritur në Botëror që nga viti 1938, kur kishte marrë pjesë Indonezia atëbotë si Dutch East Indies... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...