Kali i garave që nuk i pëlqen meshkujt

28 Nëntor 2016 - 09:30      

Në botën e kalërimit mund të ketë kuaj vetëm për kurse të këtij sporti, por duket se ka kuaj të veçantë, të cilët enkas janë për femrat.

Kali i trajnuar britanik dhe që merr pjesë në gara, Actinpieces, dëshiron që të kalërohet vetëm nga femrat. Kjo për shkak se ai nuk pranon të kalërohet edhe nga meshkujt, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Një gjë të tillë e konfirmon edhe trajnerja Pamela Sly.

“Nuk i pëlqen fare meshkujt. Kurrë në jetën time nuk kam pasur një kalë me sjellje të tilla”, shpjegon e habitur Sly sjelljet e Actinpieces.

Pikërisht për këtë arsye Actinpieces ekskluzivisht kalërohet nga Gina Andrews. Kur mungon ajo atëherë privilegjin e kalërimit e ka motra e saj e vogël, Bridget. Njëherë, kur është munduar që 18-vjeçari Jack të kalërojë Actinpieces në vend të motrave të tij, gjërat nuk kishin shkuar fare mirë.

“Në momentin që ai i hipi në shpinë Actipieces u mundua ta rrëzojë dhe filloi të nervozohej”, thotë Sly... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...