27 Nëntor 2016 - 10:21
Limani karrierën e ka nisur në vendlindje, në Tërnoc, ndërsa në moshë fare të re është transferuar te Drita e Gjilanit, shkruan sot “Koha Ditore”. Emër në futboll ka bërë edhe në Maqedoni e Shqipëri, ndërsa karrierën e ka zhvilluar edhe në Azerbajxhan.
Limani ka luajtur si mesfushor ofensiv dhe thotë se është i pari nga Lugina e Preshevës që është paraqitur për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Për Kosovën luajti në vitin 2005, në një turne në Qipron turke. Kosova në atë turne, të zhvilluar në fillim të nëntorit, luajti dy ndeshje me përfaqësuese të territoreve që nuk janë pjesë e FIFA-s. Pati një fitore e një humbje.
“Lojtarë nga Tërnoci, përkatësisht nga Lugina e Preshevës që kanë luajtur në Kosovë para meje kishte shumë. Mirëpo paraqitja në kampionatin e Kosovës ishte maksimumi. Unë isha i pari që kam kaluar përtej kufijve dhe i pari që kam luajtur për përfaqësuesen e Kosovës. Po ashtu isha i pari që jam paraqitur në gara evropiane, me ekipe të ndryshme. Ndoshta kam qenë edhe motiv për shumë gjenerata të lojtarëve nga ky regjion shqiptar, që tani po na përfaqësojnë gjithandej nëpër Evropë, me plot sukses”, ka thënë Limani në një bisedë për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...