“Al Capone” i futbollit kosovar

27 Nëntor 2016 - 09:15      

Është i veçantë në mesin e trajnerëve. Jo për shkak të sukseseve, por shkaku i vakive, besëtytnive dhe nofkave që i ka. Kryesisht trajnerët e lojtarët njihen me nga një nofkë, por Emin Ajvazi ka disa nofka që e bëjnë të veçantë prej të tjerëve në futbollin e Kosovës.

Më së shumti njihet me nofkën “Al Capone”, por ka edhe prej atyre që e thërrasin “Capello” e “Ferguson”. Për të tri këto nofka, Ajvazi ka nga një shpjegim, shkruan sot “Koha Ditore”. Po ashtu, thotë se nuk i pengon aspak fakti që nuk e thërrasin në emër, por me nofka.

Edhe vetë e thotë se është trajner i veçantë i futbollit. Thotë se në çdo ekip ku ka punuar, ka qenë dhe mbetet i adhuruar nga të gjithë. Edhe raportet me lojtarët që i ka pasur i ka shumë të mira.

“Kam shumë nofka për shkak se në çdo ekip ku kam punuar jam shumë i adhuruar. Nuk njihem si punëtor në zejen e trajnerit, por si motivues jashtëzakonisht i madh”, thotë Ajvazi, i cili shpjegon nofkën kryesore të tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...