26 Nëntor 2016 - 21:41
Golat nga Pedro dhe Victor Moses ishin të mjaftueshëm për Chelsean që të siguronte fitoren e shtatë me radhë dhe të ngjitej në krye të ligës, duke i dhënë fund serisë pa humbje të Tottenhamit në Premier Ligë.
Por Pochettino beson se ekipi i tij ishte më i mirë se rivali lokal dhe ishte i kënaqur me formën e treguar, përkundër rezultatit negativ.
“Nëse analizojmë ndeshjen ne ishim ekip më i mirë. Luajtëm mirë dhe pak na mungoi fati kur pësuam... nuk duhej të ishte 1 me 1 në pjesën e parë. Në të dytën pësuam gol shumë herët”, ka thënë Pochettino.
“Jemi të zhgënjyer, por ne duhet të jemi të kënaqur me lojën dhe mënyrën se si garuam kundër një ekipi të mirë. Ne kishim posedimin dhe krijuam më shumë raste sesa Chelsea. Të gjitha statistikat flisnin për ne, por futbolli nuk vetëm për statistika. Ne duhet të jemi më klinik para portës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...