Gazzeta Dello Sport: Strakosha i Lacios, njësoj si Donnarumma i Milanit

26 Nëntor 2016 - 17:01      

Më afrimin e festive të fundvitit shumë skuadra organizohen për një merkato të vogël riparimesh. Thjeshtë ndonjë goditje vogël përpara blerjeve të mëdha pas janarit. Nuk është e thjeshtë të modifikosh skuadrën në mes të kampionatit.

Rreziku se mos blen një lojtar të artë dhe që ai të ketë rënie me fillimin e vitit është gjithmonë aty. Në mes të këtyre rregullimeve zakonisht përfshihen portierët e dytë apo të tretë. Sidomos kur numri 1 i yti po mundohet të shmangë probleme të mëdha, shkruan syri.net.

Në javën e fundit ka dalë në skenë emri i Thomas Strakoshës tek Lacio. Kujdes sepse ai do të ishte një blerje e mirë edhe për ata që kanë Marketin. Le të shohim përse.

PRANITË: Deri këtu portieri i ri shqiptar ka shfrytëzuar disa probleme fizike të Markteti për tu shfaqur. Ka luajtur ndeshjen e parë në Serinë A përballë Milanit. Në javën e pestë. Jo një nisje përrallore duke parë rezultatin 2 me 0 që arritën kuqezinjtë. Por nga aty e më pas sa herë është angazhuar, ka bërë gjithmonë mirë. Kundër Empolit, Udineses dhe Genoas.

Pritjet e tij të mira kanë bindur edhe vetë trajnerin Simone Inzagi. Marketi mund edhe të rikuperohet me qetësi. Edhe kundër Palermos në fakt duhet të jetë portier shqiptarë që të mbrojë kuadratin e bardhekaltërve. Dhe tani djaloshi ka nisur të besojë, aq sa ëndrra e tij është që të jetë titullar në derbin me Romën.

E nëse do të arrinte të bënte një figurë të mirë edhe në këtë rast do të ishte shumë e vështirë më pas që ai ta lëshonte vendin e tij. Pavarësisht se eksperienca dhe zotësia e Marketit nuk vihen në diskutim.

SALERNO: E të mendosh që vitin e kaluar në Salerno që luante në Serinë B, pas shumë uljesh e pak ngritjesh ai e kishte humbur vendin e tij. Ishin në fakt vetëm 10 ndeshjet si titullar për Strakoshën në sezonin e shkuar.

Askush asokohe nuk priste një rritje kaq domethënëse të tij. Aq sa ai të arrinte të fitonte edhe një vend në kuadratin e Lacios. E të mendosh që gjatë verës në seancat stërvitore të Lacios nuk është se kishte bindur dhe aq, përkundrazi dukej sikur do të rifillonte ndonjë eksperiencë tjetër.

NUMRAT: Tashmë Strakosha është shndërruar nga një portier i djegur, tek një tek i cili duhet ndjekur me kujdes. Numrat flasin për të. Në tabelën e Fanta-futbollit ai ka një notë mesatare 5.75. E nëse ai do ta ruante këtë konstatim, atëherë do të rezultonte mesatarja më e mirë e të gjithë portierëve të Serisë A.

Shqiptarë është në podium edhe nëse e konsiderojmë mesataren e votave. Deri tani ai ka reklamuar një mesatare të mirë prej 6.5. Mes numrave 1 të kampionatit, vetëm Skorupski i Romës dhe Donnarumma i Milanit janë më mirë se ai me 6.65. Me pak fjalë, nëse po kërkoni një zëvendësues me ambicie të mëdha, shqiptari është njeriu i duhur për ju. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...