Përzgjedhësi i ri i përfaqësueses së hendbollit thotë se lojtarët s’kanë përgatitje fizike

26 Nëntor 2016 - 12:47      

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, ka nisur të rritet. Paraqitjet e Kosovës në sfidat e fundit ndërkombëtare, kanë qenë mjaft të mira dhe duke se tashmë po vijnë ditët e mira për hendbollin tonë, përkatësisht për përfaqësuesen tonë.

Përzgjedhësi i Kosovës,Taip Ramadani, i cili pak kohë më parë mori “timonin” e bankinës së përfaqësues sonë, është shprehur i kënaqur me performancën e djemve të tij në dy ndeshjet e fundit. Ai ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij, edhe pse ai është e vetëdijshëm se ka shumë punë për tu bërë në ekipin e Kosovës, shkruan KosovaPress.

“Ne gjithmonë hyjmë për fitore dhe nëse nuk fitojmë ne analizojmë lojë dhe e shikojmë ku ka mundësi për përmirësim që të paraqitemi sa më mirë për lojën e ardhshme”, ka thënë Ramadani.

Ai thotë se përfaqësues sonë, i mungon puna sistematike, por sipas tij, Kosovës i mungon një punë bashkëkohore. Ramadani mendon se hendbollistëve që veshin fanellën e Kosovës iu mungon përgatitja fizike, por ai beson se më punën që po bëhet do të hendbollistët tonë të përparojnë në këtë drejtim.

“Përfaqësues i mungon një punë sistematike, i mungon një punë bashkëkohore me lojtarët më qenë se shumica e lojtarëve nuk janë bashkë, kemi një pjesë të madhe te ekipit që vepron në diasporë, përndryshe individualisht është një mungesë i traditës fizike, sepse kam dëshirë që lojtarët të jenë sa më mirë të përgatitur fizikisht, më të shpejtë, më ekskluziv, kjo është shumë më rëndësi për përgatitjen individuale të lojtarëve. Nga grumbullimi i parë që kam pasur në Prishtinë më ekipin kam vërejtur se teknikisht janë të përgatitur, por ju mungon fuqia fizike, ndërsa kah taktika çdo trajnerë sjell taktikën e vet , strategjinë e lojës, filozofin e lojës, pra kjo është diçka që kanë nevojë që ta kuptojnë sa më mirë lojtarët, jemi duke punuar shumë me ekipin në një plan strategjikë”, ka theksuar ai.

Ai ka folur edhe për hendbollistët që luajnë në klubet e huaja, por që tani janë pjesë e përfaqësues së Kosovës. Ramandani thotë se është i kënaqur me hendbollistët që luajë jashtë dhe sipas tij, nuk ka pasur asnjë pengese që ata lojtarë të integrohen në përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse sipas Ramadanit, ekziston dallimi mes lojtarëve që luajnë jashtë dhe atyre që luajnë në Kosovë.

“Nga kjo pikëpamje kam qenë shumë i kënaqur, sepse lojtarët që janë ardhur nga jashtë janë të mirëseardhur dhe janë inkuadruar mirë në ekipe, flasin gjuhën shqipe mirë dhe nuk ka pasur ndonjë pengesë për inkuadrimin e tyre në ekipe. Dallimi më i madh i lojtarëve që kanë ardhur nga jashtë është njohuri tjetër e lojës, sistemit të lojës, kanë edukate tjetër të lojës. Dallimi më i madh që kam vërejtur është përgatitja fizike së pari, por në aspektet tjera nuk ka shumë dallim, sepse edhe lojtarët tjerë që luajnë në ekipet e Kosovës kanë njohur për hendbollin”, ka pohuar ai.

I pari i bankinës së Kosovës, ka folur edhe për projektin e tij në përfaqësuesen tonë. Ramadani thotë se objektiv i tij tek përfaqësuesja jonë është implementimi i një strategjie, që sipas tij, strategjie që do ta avanconte hendbollin tonë.

“Qëllimi im kryesor është implementimi i një plan strategjikë, të bashkëpunojmë me çdo klub në Kosovë, dhe gjithashtu më lojtarët që i kemi në diasporë, të bashkëpunojmë më trajnerët e ekipeve te grup-moshave më të reja, të implementojë një plan strategjikë që i përshtatet Kosovës, por kryesisht kam një bashkëpunim të mirëfilltët me çdo trajnerë të Kosovës dhe me partnerët tjerë të Federatës së Kosovës. Kjo është një nisje e re. Kosova ka vetëm dy vite përvojë në arenën ndërkombëtare, gradualisht të vazhdojmë punën tonë, të vazhdojmë të përmirësohemi, të vazhdojmë të paraqitemi sa më mirë në arenën ndërkombëtare, por është më rëndësi që grup-moshat e reja, lojtarët e viteve më të reja të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim, në këtë plan strategjikë që në të ardhmen të integrohen sa më mirë në përfaqësuesen e Kosovës”, tha Ramadani.

Ai ka shtuar së për afatin e shkurtër synohet që Kosova të ketë prezantim sa më të dinjitoz në arenën ndërkombëtare, ndërkaq në planin afatgjatë, Ramadani thotë se synon të implementohet një sistem që garanton zhvillimin e lojtarëve, garanton krijimin e një sistemi bashkëkohore që do të rriste nivelin e hendbollit të Kosovës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...