Sadiku tregon pse nuk deshi t’ia lë penalltinë Rodriguezit [video]

26 Nëntor 2016 - 11:31      

Armando Sadiku dhe Rodriguez, shoku i tij i skuadrës te Zyrihu patën një “përplasje” mes tyre në ndeshjen kundër Villareal.

Gjithçka ndodhi në momentin e goditjes së penalltisë, ku të dy donin ta gjuanin. Në një intervistë për “Panorama Sport” ka qenë sulmuesi ai që ka sqaruar gjithçka, teksa shprehet se ai është gjuajtësi i parë i penalltive.

“E bëra atë veprim, sepse kur unë jam në fushë, gjithmonë i gjuaj penalltitë. Gjatë kohës që kam qenë i dëmtuar i gjuante Rodriguez, dhe tani që u ktheva normalisht që më takonte mua”, deklaroi Sadiku.

“Ai e mori topin me forcë dhe unë e ruajta qetësinë. I thashë 2-3 herë që jam unë ai që duhet të gjuaj, por ai kishte dëshirë ta gjuante dhe e lashë. Të gjithë te Zyrihu e dinë që i kam gjuajtur unë gjithmonë penalltitë. Gjithsesi, tashmë ajo që ndodhi i përket të shkuarës”, shtoi ai.


Armando Sadiku ben sherr me shokun e skuadrës by news-al

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...