Gjilani kërkon fitoren e parë ndaj Prishtinës pasluftës

26 Nëntor 2016 - 11:45      

Gjilani ka mbledhur pak pikë në ndeshjet derbi që i ka zhvilluar në tri javët e fundit, por trajneri Arbnor Morina është i kënaqur me paraqitjen që skuadra e kishte në fushë, shkruan sot Koha Ditore.

Morina pret paraqitje të mirë prej skuadrës edhe në ndeshjen tjetër derbi, që Gjilani e luan të shtunën (sot) në stadiumin e tij ndaj Prishtinës. Ndeshja që nis në orën 13:00 i takon javës së 16-të, të parafundit për stinorin vjeshtor të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Gjilani është i shtati në klasifikim me 19 pikë. Prishtina është lidere me 34 pikë.

"Është një ndeshje si të gjitha të tjerat, në vazhdën e derbive që i kemi luajtur në tri javët e fundit. Kam besim të plotë në lojtarët e mi. Pres lojë të mirë, lojë të fortë dhe të shohim shumë gjëra të futbollit kosovar. Vetë fakti se Prishtina i ka 38 lojtarë nën kontratë dëshmon se me çfarë kundërshtari kemi të bëjmë, dëshmon për kapacitetin. Me rëndësi është të kemi paraqitje me nivel, si në të gjithë derbit e fundit. Natyrisht, është sportive të shpresojmë dhe të angazhohemi për rezultat maksimal", ka thënë Morina.

Ai nuk mund të llogaritë në Leutrim Bekteshin e suspenduar dhe në Dren Gashin e huazuar nga Prishtina, që ndaj skuadrës amë, sipas kontratës së huazimit, nuk mund të luajë.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...