Derbi shënon fillimin e vërtetë të garës për trofe

26 Nëntor 2016 - 11:42      

Sigal Prishtina e Peja, si rrallëherë, nuk përballen mes vete për të vendosur për pozitën e parë në klasifikimin e Superligës së Kosovës në basketboll. Prapë përballja mes dy skuadrave aktualisht më të mëdha të basketbollit në vend, është derbi, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina e pret Pejën të shtunën (sot) nga ora 19:00 në kuadër të javës së nëntë të Kampionatit të Kosovës në basketboll
Në mesjavë dy skuadrat i kanë dhënë fund aventurës evropiane për këtë vit - janë eliminuar në raundin e parë të FIBA Europe Cup, duke realizuar nga një fitore e pesë humbje. Tani Prishtina e Peja fokusohen në garat ku mund të fitojnë trofetë, në Kampionatin e Kosovës, në Kupë të Kosovës dhe në Ligën Ballkanike.

Derbi i së shtunës vlerësohet i rëndësishëm për fillim të mbarë të serisë së ndeshjeve të forta si për Prishtinën ashtu edhe për Pejën.

Aktualisht Peja është e treta në klasifikim me 12 pikë nga 6 ndeshje. Pra i ka fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa nuk ka luajtur me Bashkimin, që Prishtinën e mposhti në hapje të edicionit. Prishtina në xhiron e dytë kishte pësuar po ashtu humbje nga Peja në palestrën "Karagaçi". Prishtina i ka shtatë ndeshje të luajtura dhe po ashtu 12 pikë. Bilanci 5:2 i mundëson renditje në vendin e katërt. Më lart në klasifikim janë Bashkimi e Trepça që kanë më shumë ndeshje të luajtura.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...